Sport

Turqia fiton 19 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondo-s 2022

Bardhekuqtë fituan 5 medalje ari në seksionin e rregult dhe 4 medalje ari në seksionin e para-Taekwondo-s

Selçuk Buğra Gökalp  | 23.05.2022 - Përdıtësım : 23.05.2022
Turqia fiton 19 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondo-s 2022

Ankara

Turqia fitoi gjithsej 19 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondo-s 2022 të mbajtur në Arenën Rajonale të Mançesterit në Angli më 19-22 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhënat fituan 11 medalje në seksionin e rregullt, pesë prej tyre të arta, duke përfshirë Hakan Recber në kategorinë 63 kilogramë për meshkuj, Emre Kutalmış Ateşli në kategorinë +87 kilogramë për meshkuj, Merve Dincel në kategorinë 49 kilogram për femra, Hatice Kübra İlgün në kategorinë 57 kilogramë për femra dhe Zeliha Agrış në kategorinë 53 kilogramë për femra.

Turqia mori gjithashtu dy medalje argjendi dhe katër bronzi.

Në seksionin e para-Taekwondo-s, Turqi fitoi katër medalje të arta, duke përfshirë Alican Özcan në kategorinë 58 kilogramë për meshkuj, Mahmut Bozteke në kategorinë 63 kilogramë për meshkuj, Nurcihan Ekinci në kategorinë 47 kilogramë për femra dhe Gamze Gürdal në kategorinë 57 kilogramë për femra.

Bardhekuqtë u shpërblyen gjithashtu me tre medalje argjendi dhe një medalje bronzi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın