Sport

Turqi, 13 mundës të ekipit kombëtar rezultojnë me COVID-19

Trajneri i ekipit kombëtar dhe psikologu gjithashtu rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit

Muhammed Enes Çallı   | 26.11.2020
Turqi, 13 mundës të ekipit kombëtar rezultojnë me COVID-19

Ankara

Konfirmohen 15 raste të koronavirusit (COVID-19) në ekipin e mundjes të stilit greko-romak të Turqisë, njoftoi sot Federata Turke e Mundjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Midis sportistëve që rezultuan pozitivë janë 13 mundës, trajneri dhe psikologu.

Federata tha se të infektuarit janë vendosur në izolim si dhe ka filluar trajtimi i tyre në përputhje me udhëzimet e miratuara.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın