Sport

Turneu i Çiklizmit i Turqisë: Caleb Ewan fiton fazën e katër

Juan Jose Lobato nga skuadra Nippo Vini Fantini Faizane arriti të fitoj vendin e dytë dhe Sam Bennett nga skuadra Bora Hansgrohe përfundoi i treti pas një gare gati pesë orë e gjysmë

Mert Bezgin  | 19.04.2019 - Përdıtësım : 20.04.2019
Turneu i Çiklizmit i Turqisë: Caleb Ewan fiton fazën e katër Foto: Orhan Akkanat/AA

Ankara

Caleb Ewan ishte i pari që përfundoi fazën e katër të Turneut të Çiklizmit të Turqisë, në një fund të ngusht për të pretenduar podiumin e tij të parë të garës, raporton Anadolu Agency (AA).

Juan Jose Lobato nga skuadra Nippo Vini Fantini Faizane arriti të fitoj vendin e dytë dhe Sam Bennett nga skuadra Bora Hansgrohe përfundoi i treti pas një gare gati pesë orë e gjysmë.

Faza e pestë nga provinca e Egjeut Bursa në qytetin e saj Kartepe do të jetë faza e parë malore e turneut me një ngjitje prej 1.300 metrash.

Bennett kryeson klasifikimin e përgjithshëm 16h25’42”, i ndjekur nga kolegu i tij i skuarës Felix Brobschartner dhe Jhonatan Restrepo Valencia nga skuadra Manza Postobon.

Edicioni i 55-të i Turneut Presidencial pesë ditor të Turqisë vazhdon deri më 21 prill, me 119 çiklistë nga 17 skuadra.

Organizuar nga Federata Turke e Çiklizmit, Turneu Presidencial i Turqisë debutoi në vitin 1963 dhe dy vjet më vonë u bë një garë ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.