Tsitsipas dhe Sabalenka kalojnë në raundin e tretë të Australian Open
Tenistja e dytë në botë bjellorusja Aryna Sabalenka mundi kinezen Xinyu Wang për të arritur në raundin e tretë

Ankara
Tenisti i katërt në botë Stefanos Tsitsipas sot arriti në raundin e tretë të Australian Open 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tenisti grek mposhti argjentinasin Sebastian Baez 3:1 (7:6, 6:7, 6:3 dhe 6:4 në sete) në arenën Rod Laver të Melburnit.
Ndërkohë, Andrey Rublev nga Rusia kaloi në raundin e radhës me fitoren ndaj tenistit lituanez, Ricardas Berankis.
Ai e fitoi ndeshjen me rezultatin 3:0 (6:4, 6:2 dhe 6:0 në sete).
- Sabalenka kalon në raundin e tretë
Tenistja e dytë në botë bjellorusja Aryna Sabalenka eliminoi kinezen Xinyu Wang për të arritur në raundin e tretë.
Pasi Wang fitoi setin e parë 6:1, Sabalenka u rikthye duke fituar dy setet e radhës, 6:4 dhe 6:2 dhe kështu siguroi kualifikimin në raundin e radhës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.