Trajneri turk i futbollit, Yılmaz Vural në kujdes intensiv për shkak të COVID-19
Trajneri 67-vjeçar, Yılmaz Vural rezultoi pozitiv me koroanvirus

Ankara
Trajneri turk i futbollit, Yılmaz Vural u dërgua sot në repartin e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Vural, 67-vjeç, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 u dërgua në spitalin "Altunizade Acibadem" të Stambollit për trajtim.
Shumë klube turke si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Trabzonspor i uruan shërim të shpejtë.
Ai për herë të fundit drejtoi skuadrën e divizionit më të ulët Akhisarspor këtë vit dhe është një agjent i lirë që nga gushti.