Sport

"Tour of Turkey" fillon të martën

"Tour of Turkey" do të mbahet në datat 16-21 prill, ku do të garojnë 119 çiklistë nga 17 ekipe

Fatih Erel   | 15.04.2019
"Tour of Turkey" fillon të martën

Stamboll

Në Turqi të martën do të fillojë turi i 55-të presidencial në çiklizëm, "Tour of Turkey", që për të tretën herë është në kuadër të kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), raporton Anadolu Agency (AA).

"Tour of Turkey" do të mbahet në datat 16-21 prill, ku do të garojnë 119 çiklistë nga 17 ekipe.

Katër ekipe nga "World Tour" janë gjithashtu në mesin e 17 ekipeve që do të marrin pjesë në garën e gjatë rreth 1.000 kilometra që do të zgjasë 6 ditë.

Gara do të transmetohet në 185 shtete.

Nën organizim të Federatës Turke të Çiklizmit, turneu presidencial "Tour of Turkey", debutimin e tij e kishte në vitin 1963, ndërsa dy vite më vonë, mori epitetin e garës ndërkombëtare.

E filluar në vitin 1963 si "Tour of Marmara", gara e sivjetme do të ndjekë shtigjet "nostalgjike" të edicionit të saj të parë.

Duke qenë një nga ngjarjet sportive botërore më prestigjioze në Turqi, edicioni i 55-të presidencial në çiklizëm, "Tour of Turkey", do të bëjë një fillim të ri këtë vit me vendin e ri në kalendarin e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), respektivisht në prill.

Ekipet do të nisen nga Stambolli për në Tekirdağ, Eceabat, Çanakkale, Edremit, Balıkesir, Bursa, Sakarya dhe sërish do të përfundojnë në Stamboll.

E përbërë nga gjashtë shtigje të reja, gara e sivjetme do të mbahet në një rutë që tejkalon një mijë kilometra, ku ekipet dhe çiklistët e klasit botëror do të kalojnë kontinentet në Çanakale, duke kaluar nga Evropa në Azi.

Shtigjet e garës së sivjetme:

Prill 16: Stamboll-Tekirdağ (156,7 km)

Prill 17: Tekirdağ-Eceabat (183,3 km)

Prill 18: Çanakkale-Edremit (122,6 km)

Prill 19: Balıkesir-Bursa (194,3 km)

Prill 20: Bursa-Kartepe (164,1 km)

Prill 21: Sakarya-Stamboll (172,4 km)

- Ekipet nga "World Tour":

Ekipi Kombëtar i Turqisë

Astana (Kazakistan)

Bora Hansgrohe (Gjermani)

Deceuninck Quick-Step (Belgjikë)

Dimension Data (Afrika e Jugut)

BAE Emirates (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Lotto Soudal (Belgjikë)

Ekipet tjera profesionale:

Burgos (Spanjë)

Caja Rural (Spanjë)

Delko Marseille Provence KTM (Francë)

Euskadi Murias (Spanjë)

Manzana Postobon (Kolumbi)

Neri Sottoli Selle Italy KTM (Itali)

Nippo-Vini Fantini-Faizane (Itali)

Rally UHC (SHBA)

Sport Vlaanderen (Belgjikë)

W52 Porto (Portugali)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın