Sport

Tifozët e Eskişehirspor mbledhin para për t'i shpërblyer lojtarët

Klubi në Twitter konfirmoi se tifozët me vetë iniciativë filluan të mbledhin para, pasi kuptuan se mungojnë mjete të caktuara për shpërblimin e lojtarëve

Emrah Yaşar   | 07.11.2019
Tifozët e Eskişehirspor mbledhin para për t'i shpërblyer lojtarët

Eskisehir

Tifozët e klubit futbollistik turk Eskişehirspor kanë shprehur dashuri të madhe për këtë klub duke mbledhur para për shpërblimet e lojtarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët e Eskişehirspor që garojnë në Ligën e parë të Turqisë, në fazën e dytë të garës, kanë grumbulluar 70 mijë lira në mënyrë që lojtarëve t’u paguhen shpërblimet që u ishin premtuar pas fitorës me 3:0 kundër Ekol Goz Menemenspor.

Klubi në Twitter konfirmoi se tifozët me vetë iniciativë filluan të mbledhin para, pasi kuptuan se mungojnë mjete të caktuara për shpërblimin e lojtarëve, duke shtuar se krenohen me tifozët e tyre besnik.

Eskişehirspor më parë ka garuar në Super Ligën e Turqisë, por aktualisht janë në Ligën e Parë ku ata zënë pozitën e 18-të të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın