Sport

Tifozët e Chelsea rimbursimin e biletave do ta dhurojnë në organizatat e bamirësisë

Në njoftimin e klubit thuhet se kanë marrë kërkesë të shumta nga tifozët që rimbursimet t'u rikthehen organizatave të bamirësisë

Bilal Acar   | 30.06.2020
Tifozët e Chelsea rimbursimin e biletave do ta dhurojnë në organizatat e bamirësisë Foto: AA/Arhiv

Londër

Tifozët e Chelsea-t, rimbursimin e biletave të ndeshjeve që do të luhen pa tifozë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), do t'i dhurojnë në organizatat e bamirësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e klubit thuhet se kanë marrë kërkesë të shumta nga tifozët që rimbursimet t'u rikthehen organizatave të bamirësisë.

Në këtë drejtim 600 mijë paund të mbledhur do t'u jepen 3 organizatave të caktuara.

Kryetari i klubit, Bruce Buck falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre.

Ndërsa kapiteni, Cesar Azpilicueta tha se bota është duke kaluar momente të vështira për shkak të COVID-19 dhe se ndjehen krenarë me donacionin e tifozëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın