Sport

Të martën nisin garat e playoffit të Euroligës në basketboll

Në playoffin i cili do të luhet mes datave 16 dhe 30 prill do të marrin pjesë tetë ekipet më të mira që siguruan kualifikimin në playoff

Fatih Erel   | 15.04.2019
Të martën nisin garat e playoffit të Euroligës në basketboll

Stamboll

Të martën nisin garat e playoffit të Euroligës në basketboll, ku do të përcaktohen katër ekipet që do të luajnë në turneun final të “Final Four”, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqit e Fenerbahçe Beko, të cilët sezonin e rregull e përfunduan në pozitën e parë në renditjes tabelare, do të kenë përballë lituanezët e Zalgiris Kaunas, ku fituesi do të përcaktohet pas tre ndeshjeve të fituara.

Në playoffin i cili do të luhet mes datave 16 dhe 30 prill do të marrin pjesë tetë ekipet më të mira që siguruan kualifikimin në playoff, nga të cilat tre ekipe janë spanjolle, dy turke dhe nga një ekip rus, grek dhe lituanez.

Bëhet fjalë për ekipt Fenerbahçe Beko, Anadolu Efes, Real Madrid, CSKA Moskë, Barcelona Lassa, Baskonia, Panathinaikos dhe Zhalgiris.

Fituesit e përballjeve të drejtpërdrejta do të avancojnë në turneun “Final Four” i cili do të mbahet më 17-19 maj në arenën Fernando Buesa në qytetin spanjoll Vitoria-Gasteiz.

Dyshet e playoffit:

E martë:

Fenerbahçe Beko (Turqi) - Zhalgiris (Lituani)

CSKA Moskë (Rusi) - Baskonia (Spanjë)

E mërkurë:

Real Madrid (Spanjë) - Panathinaikos (Greqi)

Anadolu Efes (Turqi) - Barcelona Lassa (Spanjë)

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın