Sport

Sportisti më i paguar, Federer, vitin e kaluar inkasoi 106,3 milionë dollarë

Pas Ferderer radhitet ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo (105 milionë dollarë) dhe në vendin e tretë është argjentinasi Lionel Messi (104 milionë dollarë)

Abdulkadir Karakaya  | 30.05.2020 - Përdıtësım : 01.06.2020
Sportisti më i paguar, Federer, vitin e kaluar inkasoi 106,3 milionë dollarë

Ankara

Tenisti zvicerrian Roger Federer është sportisit më i paguar vitin e fundit, kurse fitimi i tij arrin në 106,3 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federer, i cili në karrierën e tij ka dy medalje olimpike dhe 20 tituj Grand Slam, ndodhet në krye të listës së publikuar nga "Forbes".

Fitimi i Federer në vitin e fundit ishte 106,3 milion dollarë, kurse pas tij radhitet ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo (105 milionë dollarë) dhe në vendin e tretë është argjentinasi Lionel Messi (104 milionë dollarë).

Ylli i Barcelonës Messi vitin e kaluar ishte i pari në listë me fitim prej 127 milionë dollarësh.

Kështu duket lista e dhjetë sportistëve më të paguar:

1. Roger Federer 106,3 milionë dollarë

2. Cristiano Ronaldo 105 milionë dollarë

3. Lionel Messi 104 milionë dollarë

4. Neymar 95,5 milion milionë

5. LeBron James 88,2 milionë dollarë

6. Stephen Curry 74,4 milionë dollarë

7. Kevin Durant 63,9 milionë dollarë

8. Tiger Woods 62,3 milionë dollarë

9. Kirk Cousins 60,5 milionë dollarë

10. Carson Wentz 59,1 milionë dollarë

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.