Fatih Gazioğlu
06 Gusht 2023•Përditësim: 09 Gusht 2023
Shigjetari i ekipit të kombëtares turke, Mete Gazoz fitoi medalje ari duke mundur 6-4 kanadezin Eric Peters në finalen e shigjetarisë klasike për meshkuj në Kampionatin Botëror të qitjes me hark në Gjermani, raporton Anadolu.
Në kampionatin që mbahet në kryeqytetin Berlin, sportisti turk fitoi 6-2 në çerekfinale kundër Ricardo Soto nga Kili dhe renditi emrin e tij në mesin e katër emrave të fundit në garë.
Në gjysmë finale Mete fitoi ndaj brazilianit Marcus D'Almeida me rezultatin 7-3, duke vendosur emrin e tij në finale dhe duke marrë një kuotë për Olimpiadën e Parisit 2024.
Mete u bë kampion bote duke fituar në finale 6-4 kanadezin Eric Peters.