Sport

Rusia, stacioni i radhës në Formula 1

Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Rusisë do të zhvillohen nesër në orën 14:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën më 26 shtator në të njëjtën orë

Doğa Kırmızıoğlu   | 24.09.2021
Rusia, stacioni i radhës në Formula 1

Ankara

Rusia do të jetë vendi pritës i garës së 15-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gara e 15-të e organizimit do të mbahet mbi 53 xhiro në pistën Soçi prej 5.8 kilometrash në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Xhirot e renditjes për Çmimin e Madh të Rusisë do të zhvillohen nesër në orën 14:00 ndërsa gara do të fillojë të dielën më 26 shtator në të njëjtën orë.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 7 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 4, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine dhe Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes nga një garë.

Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 226.5 pikë

2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 221.5

3. Valtteri Bottas (Finlanda): 141

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 132

5. Sergio Perez (Meksikë): 118

Klasifikimi i ekipeve​​​​​​​

1. Mercedes 362.5

2. Red Bull-Honda: 344.5

3. McLaren-Mercedes: 215

4. Ferrari: 201.5

5. Alpine-Renault: 95

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın