Sport

Rritet në 123 numri i personave të prekur me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Personat që rezultuan pozitivë ndaj COVID-19 janë vendosur në karantinë

Ahmet Furkan Mercan  | 24.07.2021 - Përdıtësım : 25.07.2021
Rritet në 123 numri i personave të prekur me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Ankara

Gjithsej 123 persona të akredituar për Lojërat Olimpike "Tokio 2020" rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit (COVID-19), thanë organizatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koronavirusi u regjistrua tek 17 persona të tjerë, njoftoi Komiteti Organizativ i Tokios.

Në mesin e sapo të infektuarve është një atlet jashtë Japonisë dhe një person i cili ndodhet në Distriktin Olimpik të Tokios.

Më tej thuhet se është vërejtur se 14 nga 15 personat e tjerë ishin të punësuar me kontratë në turneun.

Personat që rezultuan pozitivë ndaj COVID-19 janë vendosur në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.