Sport

Rritet në 430 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Komiteti organizativ njoftoi se me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë edhe 26 persona të tjerë, të cilët kanë ardhur në vend për Lojërat Olimpike

Ahmet Furkan Mercan   | 08.08.2021
Rritet në 430 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Tokio

Është rritur në 430 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" që zhvillohen në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti organizativ njoftoi se me COVID-19 kanë rezultuar pozitivë edhe 26 persona të tjerë, të cilët kanë ardhur në vend për Lojërat Olimpike.

Në mesin e të infektuarve gjenden një zyrtar i Olimpiadës, 16 punonjës dhe pesë pjesëtarë të mediave.

Personat e infektuar janë vendosur në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın