Sport

Rodrygo zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Fubollisti i Real Madridit, Rodrygo është zgjedhur si lojtari i javës në Ligën e Kampionëve pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme kundër Galatasaray-it

Muhammed Enes Çallı   | 08.11.2019
Rodrygo zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Ankara

Sulmuesi anësor brazilian i Real Madridit, Rodrygo, është zgjedhur si lojtar i javës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme kundër Galatasaray-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Rodrygo tejkaloi kandidatët tjerë, Achraf Hakimi nga Borussia Dortmund, Keylor Navas nga Paris Saint-Germain dhe Son Heung-min nga Tottenham, në votimin online nga përdoruesit e uefa.com, duke fituar çmimin e lojtarit të javës së katërt.

Futbollisti 18-vjeçar kishte një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar 3 gola dhe duke asistuar në ndeshjen e së mërkurës kundër Galatasaray-it në kuadër të grupit A, kur Real Madrid triumfoi me rezultat 6-0 në stadiumin "Santiago Bernabeu".

Duke shënuar 6 gola në 8 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, 18-vjeçari gjithashtu u bë njëri prej futbollistëve më të rinj që ka shënuar "hat-trick" në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi legjendar i Real Madridit, Raul Gonzalez, akoma është futbollisti më i ri që ka shënuar "hat-trick", kur shënoi tre gola për klubin spanjol në ndeshjen kundër Ferencvaros në tetor të vitit 1995.

Raul në atë kohë kishte 18 vjeç e 114 ditë kur hyri në historinë e Ligës së Kampionëve ndërsa Rodrygo ka lindur më 9 janar të vitit 2001.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın