Sport

Real Madrid thellon avantazhin në rrugën drejt titullit të Spanjës

Kryesuesit e tabelës në La Liga, Real Madrid, tani kanë 74 pikë në renditje, duke thelluar hendekun e pikëve në katër kundër Barcelonës, e cila zë vendin e dytë

Can Erözden  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 07.07.2020
Real Madrid thellon avantazhin në rrugën drejt titullit të Spanjës

Ankara

Real Madrid e mposhti Getafe-n me rezultatin 1:0 të enjten duke thelluar avantazhin në garën për titullin spanjoll të La Ligës këtë sezon kundër Barcelonës, rivalit të tyre dhe skuadrën më të afërt në renditje, raporton Anadolu Agency (AA)

Sergio Ramos, kapiteni spanjoll i Real Madrid, shënoi golin e fitores nga pika e bardhë në minutën e 79-të të ndeshjes së javës 33.

Kryesuesit e tabelës në La Liga, Real Madrid, tani kanë 74 pikë në renditje, duke thelluar hendekun e pikëve në katër kundër Barcelonës, e cila zë vendin e dytë.

La Liga do të përfundojë brenda pesë javësh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın