Sport

Për shkak të problemeve shëndetësore Maradona braktisi klubin meksikan

"Maradona dëgjoi këshillën e mjekëve dhe më nuk është trajner i Doradosa. Do t’i përkushtohet shëndetit dhe së shpejti do të shkojë në operacion të gjurit dhe shpatullës", tha Matias Morla

Bedrudin Brlyavac  | 14.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
Për shkak të problemeve shëndetësore Maradona braktisi klubin meksikan

Londër

Dikur futbollisti i shkëlqyer argjentinas Diego Armando Maradona për shkak të vështirësive shëndetësore ka braktisur pozitën e trajnerit të ekipit meksikan të ligës së dytë Doradosa nga Sinaloe, deklaroi avokati i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Maradona dëgjoi këshillën e mjekëve dhe më nuk është trajner i Doradosa. Do t’i përkushtohet shëndetit dhe së shpejti do të shkojë në operacion të gjurit dhe shpatullës", tha Matias Morla.

Ish-ylli argjentinas, i cili në Meksikë në vitin 1986 me Argjentinën fitoi titullin e kampionit botëror në Sinalou erdhi në shtator të vitit të kaluar.

Megjithatë, 58 vjeçari nuk arriti të dërgojë klubin nga liga e dytë në të parën.

Maradona ka pasur probleme shëndetësore për një kohë të gjatë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın