Fatih Erel
09 Korrik 2023•Përditësim: 14 Korrik 2023
Paris Saint-Germain (PSG), ekipi i ligës së parë në Francë transferoi futbollistin mesfushor, 22-vjeçarin koreano-jugorin Lee Kang-in, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga klubi thuhet se me Lee Kang-in u nënshkrua marrëveshje deri në vitin 2028.
Futbollisti korano-jugor që nënshkroi me PSG-në, sezonin e kaluar ka luajtur 39 ndeshje, ka shënuar 6 gola dhe ka kontribuar në 7 asiste në ekipin Mallorca në ligën e parë të futbollit në Spanjë.