Sport

Presidenti i PSG-së mohoi kontaktet me Zidane

Gjatë ndarjes së “Topit të Artë” në Paris, Al-Khelaifi ka thënë për televizionin “L’Equipe” se PSG ka pasur “zero kontakt” me Zidane, ndonëse beson se francezi është një trajner kulmor

Ekip   | 30.11.2021
Presidenti i PSG-së mohoi kontaktet me Zidane

Paris

Presidenti i klubit të futbollit Paris Saint-Germain (PSG), Nasser Al-Khelaifi, ka mohuar negociatat me Zinedine Zidane për marrjen e pankinës së skuadrës së Parisit dhe ka mbështetur trajnerin aktual Mauricio Pochettino, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ndarjes së “Topit të Artë” në Paris, Al-Khelaifi ka thënë për televizionin “L’Equipe” se PSG ka pasur “zero kontakt” me Zidane, ndonëse beson se francezi është një trajner kulmor.

Presidenti i PSG-së ka folur pasi mediat franceze raportuan javën e kaluar për takimin e drejtuesve të klubit parisien dhe trajnerit të famshëm në një hotel në kryeqytetin e Francës.

Zidane është pa punë që nga përfundimi i angazhimit të tij të dytë në Real Madrid në maj. Ai thuhet se është në pritje të postit të trajnerit të Francës pas Botërorit në Katar vitin e ardhshëm. Gjatë mandatit të tij të parë në “klubin mbretëror”, Zidane fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve nga viti 2016 deri në vitin 2018.

“Ai është këtu, jemi shumë të kënaqur, ai është duke bërë një punë të mirë”, tha Al-Khelaifi.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın