Turqia, Sport

Pavarësisht se e humbi këmbën, pasioni i futbollistit me këmbë të amputuar vazhdoi

Aksidenti nuk e ndaloi Emirhan Kargacı që t'i realizojë ëndrrat për t'u bërë futbollist

Andaç Hongur   | 04.05.2021
Pavarësisht se e humbi këmbën, pasioni i futbollistit me këmbë të amputuar vazhdoi ( Andaç Hongur - Anadolu Agency )

Stamboll

Emirhan Kargacı, edhe pse e humbi këmbën e tij në një aksident trafiku në moshën 11-vjeçare, nuk e humbi pasionin e tij ndaj futbollit.

Ai tani luan për klubin e të amputuarve të Komunës Pendik, ndërsa synon që të veshë edhe fanellën e kombëtares së Turqisë.

Emirhan tani është 15-vjeçar. Ai e humbi këmbën pas një aksidenti që pësoi.

Para aksidentit ishte pjesë e akademisë së klubit të Stambollit, Beşiktaş, duke planifikuar të transferohet në Fenerbahçe.

Por aksidenti nuk e ndaloi atë që t'i realizojë ëndrrat për t'u bërë futbollist. Emirhani tashmë rreth 4 vite është pjesë e klubit të amputuarve të Komunës Pendik, duke synuar për t'u zgjedhur edhe në kombëtare.

Kargacı në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregoi se kryetari i klubit të amputuarve të Komunës Pendik, Osman Bozanlı, pas aksidentit e ka vizituar atë dhe i ka treguar gjithçka lidhur me futbollin e të amputuarve.

"Fillimisht erdha në fushë të shikoj se si luajnë, më pëlqeu shumë. Edhe unë dëshiroja që të godas topin, e bëra atë. Ishte një gjë e mirë për mua", tha ai duke treguar se ishte i lumtur pasi ishte bashkë me njerëzit që e ndajnë të njëjtin emocion me atë.

Ai e cilëson si një "botë tjetër" vendin ku bën trajnime, ndërsa pas periudhës një vjeçare të kurimit, ai ka filluar intensivisht të marrë pjesë në trajnime.

Kargacı tregon se veten nuk e konsideron si person me aftësi të kufizuara.

Ai më tej tregon se mbrojtjen e pëlqen shumë, por kohëve të fundit luan edhe si sulmues. "Futbolli është jeta ime. Plotësisht jetoj me futboll. Ishte kështu edhe para aksidentit", u shpreh ai.

Ndërkohë babai i Emirhanit, Ali Kargacı, duke treguar se janë shkatërruar kur e kanë marrë lajmin se do të amputohet këmba e djalit të tij.

Ali Kargacı potencoi se nuk ka asnjë pengesë që djali i tij të luaj futboll, ndërsa tha se është krenar për të.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın