Bota, Sport

OBI dënon "sulmin" e Izraelit ndaj varrezave muslimane në Kuds

"Dënojmë sulmin ndaj nderit të varrezave muslimane në qytetin e Kudsit dhe hapjen e varreve muslimane më të vjetër se 1000 vjet", thuhet në deklaratën e OBI-t

Halime Afra Aksoy, Esat Fırat  | 13.10.2021 - Përdıtësım : 13.10.2021
OBI dënon "sulmin" e Izraelit ndaj varrezave muslimane në Kuds

Xheda

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) ka dënuar "sulmin" e Izraelit mbi varrezat muslimane në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga OBI thuhet: "Dënojmë sulmin ndaj nderit të varrezave muslimane në qytetin e Kudsit dhe hapjen e varreve muslimane më të vjetër se 1000 vjet".

"Këto sulme u kryen në kuadër të politikave pushtuese të Izraelit kundër qytetit të Kudsit, popullit të tij, vlerave të tij të shenjta, identitetit musliman, simboleve të qytetërimit dhe se këto veprime janë gjithashtu një provokim kundër ndjenjave të muslimanëve dhe palestinezëve", thuhet në deklaratë.

Komuna e Kudsit të Izraelit më 10 tetor kishte shkatërruar me makina ndërtimi disa varre në varrezat muslimane Jusufiye, të vendosura brenda mureve lindore të Mesxhid al-Aksasë në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

Gërmimet, të cilat zbuluan disa eshtra nga varret që thuhet se u përkisnin muslimanëve, u ndërprenë pas reagimit të palestinezëve që erdhën në rajon. Palestinezët i kishin mbuluar eshtrat e zbuluara përsëri me dhe si dhe i kishin rrethuar me gurë.

Reagimi ndaj pjesëmarrjes së presidentit të FIFA-s në një ceremoni mbi rrënojat e varrezave muslimane

Nga ana tjetër, OBI gjithashtu dënoi pjesëmarrjen e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino në një ceremoni të mbajtur në rrënojat e varrezave Me'menullah që u përkisnin muslimanëve në Kuds.

Infantino mori pjesë në një ceremoni të hënën në "Muzeun e Tolerancës" e vendosur në vendin e varrezave Me'menullah në Kudsin Perëndimor.

Ceremonia u mbajt për të përkujtuar hapjen e "Qendrës Friedman për Paqen përmes Forcës", e cila synon të zgjerojë rrethin e marrëveshjes së normalizimit të arritur midis Izraelit dhe vendeve arabe.

Në një pjesë të madhe të varrezave historike Me'menullah, e cila thuhet se përmban varret e sahabëve dhe ushtarëve të ushtrisë së Salahudin Ejjubit, Izraeli kishte ndërtuar një qendër tregtare në vitin 2008 dhe një Muze Tolerance në një pjesë të tij, të cilin e shndërroi në park në vitin 2013.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın