Sport

Një lojtar i Trabzonspor-it pozitiv ndaj COVID-19

Klubi tha se lojtari tani është i mbyllur në shtëpi në izolim dhe trajtim

Can Erözden  | 14.08.2020 - Përdıtësım : 17.08.2020
Një lojtar i Trabzonspor-it pozitiv ndaj COVID-19

Ankara

Klubi turk Trabzonspor bëri të ditur se një lojtar i tyre ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi në Twitter tha se një nga lojtarët e tyre u testua pozitiv ndaj virusit pasi shfaqi simptoma të COVID-19.

Klubi shtoi se lojtari, emri i të cilit nuk u shpalos, tani është i mbyllur në shtëpi në izolim dhe trajtim.

Lojtarët e parë të ekipit të Trabzonspor do të mblidhen në ambientet e klubit më 17 gusht për t'u përgatitur për sezonin e ri dhe do të testohen në grupe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın