Sport, Koronavirusi

Një lojtar i Barcelonës pozitiv ndaj COVID-19

"Pas kryerjes së testit të PCR-së mbi një grup prej nëntë lojtarësh, njëri prej tyre është testuar pozitiv për COVID-19", bëri të ditur klubi në faqen e tyre të internetit

Muhammed Enes Çallı  | 12.08.2020 - Përdıtësım : 13.08.2020
Një lojtar i Barcelonës pozitiv ndaj COVID-19

Ankara

Një lojtar i ekipit spanjoll Barcelona është testuar pozitiv për COVID-19, u njoftua sot, raporton Anadolu Agency (AA).

''Pas kryerjes së testit të PCR-së këtë të martë pasdite mbi një grup prej nëntë lojtarësh për shkak të fillimit të parasezonit sot, njëri prej tyre është testuar pozitiv për COVID-19'', bëri të ditur klubi në faqen e tyre të internetit.

Lojtari i infektuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është karantinuar në shtëpinë e tij, thuhet në komunikatën.

Barca të premten do të ndeshet me Bayern Munich në ndeshjen çerekfinale të UEFA Ligën e Kampionëve në Lisbonë.

Ekipi spanjoll tha se lojtari nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga anëtarët e ekipit senior të planifikuar për të udhëtuar në Portugali për këtë ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın