Sport

Nesër në Tiranë përcaktohet fituesi i parë i kupës së UEFA Ligës së Konferencës

Fituesi i kupës të turneut, organizimi i tretë më i madh i futbollit evropian që po organizohet për herë të parë këtë vit, do të përcaktohet nesër

Hüseyin Burak Demirer   | 24.05.2022
Nesër në Tiranë përcaktohet fituesi i parë i kupës së UEFA Ligës së Konferencës

Ankara

Ndeshja finale që do të përcaktojë fituesin e parë të UEFA Ligës së Konferencës do të luhet nesër mes ekipit italian, Roma dhe atij holandez, Feyenoor, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesi i kupës të turneut, organizimi i tretë më i madh i futbollit evropian që po organizohet për herë të parë këtë vit, do të përcaktohet nesër.

Ndeshja finale do të luhet mes Romës dhe Feyenoord-it, në Stadiumin "Air Albania" në orën 21:00. Arbitri i ndeshjes është rumuni Istvan Kovacs.

Trajneri portugez Jose Mourinho, i cili ka fituar nga 2 tituj të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës në karrierën e tij, do të përpiqet të shtojë një trofe të re në koleksionin e tij.

Roma arriti suksesin e vetëm në historinë e saj duke fituar Inter-Cities Fairs Cup që filloi të organizohet në vitin 1955, e cila më pas u emërua Kupa e UEFA-s, si dhe UEFA Liga e Evropës. Roma përveç fitores së Inter-Cities Fairs Cup në vitin 1961 nuk shënoi ndonjë sukses tjetër në turnet e Evropës.

Feyenoord nga ana tjetër dëshiron të fitoj kampionatin e katërt pasi në vitin 1970 kishte fituar UEFA Ligën e Kampionëve, si dhe në vitet 1974 dhe 2002 UEFA Ligën e Evropës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın