Sport

Ndërron jetë Jerry Sloan, trajneri legjendar i Utah Jazz

Me 1.221 fitore, Sloan gjendet në vendin e katërt në listën e "trajnerëve që kanë fituar më shumë ndeshje të sezonës normale në NBA"

Abdulkadir Karakaya   | 22.05.2020
Ndërron jetë Jerry Sloan, trajneri legjendar i Utah Jazz

Ankara

Jerry Sloan, ish-trajneri i klubit të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Utah Jazz, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga klubi, Sloan, i cili për 23 vjet ishte trajner i Utah Jazz, ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga parkinsoni dhe demenca.

Sloan ishte trajneri i Utah Jazz mes viteve 1988-2011, periudhë gjatë së cilës ai e çoi klubin 19 herë në play-off, ndërsa me 1.221 fitore, gjendet në vendin e katërt në listën e "trajnerëve që kanë fituar më shumë ndeshje të sezonës normale në NBA".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın