Sport

NBA, Toronto Raptors mundin Washington Wizards, shkëlqen Siakam

Përveç 44 pikëve të cilat ndihmuan në fitoren e Raptors, Siakam regjistroi edhe 10 kërcime

Can Erözden  | 14.02.2019 - Përdıtësım : 15.02.2019
NBA, Toronto Raptors mundin Washington Wizards, shkëlqen Siakam

Ankara

ANKARA (AA) - Toronto Raptors shënoi fitore kundër Washington Wizards me rezultatin 129-120, në një ndeshje në të cilën shkëlqeu Pascal Siakam me 44 pikë të shënuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç 44 pikëve të cilat ndihmuan në fitoren e Raptors, Siakam regjistroi edhe 10 kërcime.

Te ekipi nga Toronto spikati edhe Og Anunoby me 22 pikë të shënuara ndërsa spanjolli Serge Ibaka regjistroi një “dyshe të dyfishtë” me 10 pikë dhe 13 kërcime.

Te ekipi nga Washingtoni spikatën Bradley Beal me 28 pikë të shënuara dhe 11 asistime, Jeff Green me 23 pikë dhe Jabari Parker me 22 pikë dhe nëntë kërcime, të cilat megjithatë në fund rezultuan të pamjaftueshme për të shënuar një fitore.

Një tjetër ndeshje interesante, mbrëmë u luajt në Cleveland, në të cilën Brooklyn Nets mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 148:139, por vetëm pas tre periudhave shtesë.

Më meritori për fitoren e Nets, ishte lojtari All-Star, D'Angelo Russell me 36 pikë, tetë asiste dhe shtatë kërcime.

- Rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Brooklyn Nets: 139-148 (minutat shtesë)

Indiana Pacers-Milwaukee Bucks: 97-106

Boston Celtics-Detroit Pistons: 118-110

New York Knicks-Philadelphia 76ers: 111-126

Toronto Raptors-Washington Wizards: 129-120

Chicago Bulls-Memphis Grizzlies: 122-110

Minnesota Timberwolves-Houston Rockets: 121-111

Dallas Mavericks-Miami Heat: 101-112

Denver Nuggets-Sacramento Kings: 120-118

Los Angeles Clippers-Phoenix Suns: 134-107

Portland Trail Blazers-Golden State Warriors: 129-107


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.