Sport

NBA: Loja e shkëlqyer nga Butler çon Miami-n në ndeshjen së 7-të të finales së Konferencës Lindore

Superylli i Heat, Jimmy Butler, bëri një performancë kryevepër, duke shënuar 47 pikë, më e larta në plejof në karrierën e tij, si dhe 9 kërcime, 8 asistime dhe 4 vjedhje

Satuk Buğra Kutlugün  | 28.05.2022 - Përdıtësım : 29.05.2022
NBA: Loja e shkëlqyer nga Butler çon Miami-n në ndeshjen së 7-të të finales së Konferencës Lindore

Ankara

Miami Heat mposhti Boston Celtics me rezultatin 111-103 të premten mbrëma në ndeshjen e 6-të të finaleve të Konferencës Lindore për të detyruar një ndeshje vendimtare të 7-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Superylli i Heat, Jimmy Butler, bëri një performancë kryevepër, duke shënuar 47 pikë, më e larta në plejof në karrierën e tij, si dhe 9 kërcime, 8 asistime dhe 4 vjedhje.

Performanca e Butler riktheu menjëherë kujtimet e një shfaqjeje tjetër ikonike, kur në vitin 2012, në finalet e Konferencës Lindore, LeBron James fitoi ndeshjen e 6-të në Boston, duke shënuar 45 pikë për të detyruar një ndeshje të 7-të në shtëpi.

Pavarësisht përpjekjeve, Celtics dështuan dhe nuk arritën të përfundonin serinë në lojën gjashtë dhe të kalonin në finalen e NBA-së.

Superylli i Bostonit dhe përzgjedhja e Ekipit të Parë të All-NBA, Jayson Tatum, shënoi 30 pikë, ndërsa Jaylen Brown shënoi 20 pikë.

Seria është e barabartë 3-3, kurse ndeshja e 7-të do të luhet të dielën në Miami.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.