Sport

NBA, Giannis me 37 pikë i sjell fitoren Bucks ndaj Knicks

Paraqitja mbizotëruese e Antetokounpo-s hapi rrugën për fitoren e Bucks ndaj Knicks me rezultatin 128:102 duke shënuar fitoren e katërt radhazi

Muhammed Enes Çallı   | 15.01.2020
NBA, Giannis me 37 pikë i sjell fitoren Bucks ndaj Knicks

Ankara

Milwaukee Bucks mbrëmë ka mposhtur New York Knicks me rezultatin 128:102 duke vazhduar garën e tyre me me katër ndeshje të pamposhtur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo ishte në qendër të vëmendjes kundër Knicks me 37 pikë dhe 9 kërcime në sallën Fiserv Forum në Milwaukee.

Përveç performancës mbresëlënëse të Antetokounmpo, sulmuesi Khris Middleton shënoi 17 pikë, ndërsa lojtari ndërkombëtar turk Ersan Ilyasova shënoi 14 pikë dhe 7 kërcime.

Për ekipin humbës, Julius Randle shënoi një dyshe të dyfishtë me 25 pikë dhe 15 kërcime, duke e bërë atë kosh-shënuesin më të mirë për ekipin e tij.

RJ Barrett shënoi 22 pikë dhe 8 kërcime ndërsa Bobby Portis shënoi 20 pikë dhe 8 kërcime për Knicks.

Me këtë fitore, Bucks arriti të regjistrojë 36 fitore dhe 6 humbje ndërsa Knicks shënon rënie me 11 fitore dhe 30 humbje.

Lojtari i Clippers Leonard shënoi 43 pikë, më së shumti në këtë sezon në fitoret ndaj Cavaliers

Los Angeles Clippers mposhti Cleveland Cavaliers 128:103 të dominuar nga ylli i saj Kawhi Leonard në një tjetër ndeshje të martën.

Leonard me 43 pikët më të larta të sezonit çoi Clippers në një fitore të lehtë ndaj Cavaliers.

Lou Williams shënoi 24 pikë për Clippers.

Collin Sexton ishte kosh-shënuesi më i mirë për Cavaliers me 25 pikë ndërsa sulmuesi turk Cedi Osman shënoi 21 pikë. 

Rezultatet e së martës në NBA:

Brooklyn Nets - Utah Jazz 107:118

Atlanta Hawks - Phoenix Suns 123:110

Memphis Grizzlies - Houston Rockets 121:110

Milwaukee Bucks - New York Knicks 128:102

Golden State Warriors - Dallas Mavericks 97:124

Los Angeles Clippers - Cleveland Cavaliers 128:103

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın