Sport

NBA, ekipi i LeBronit mposht ekipin e Giannis në një ndeshje triler

Në formatin e ndryshuar të ndeshjes All-Star për të nderuar legjendën e ndjerë Kobe Bryant, skuadrat garuan shumë në periudhën e fundit të lojës për të arritur numrin magjik 157 pikë

Satuk Buğra Kutlugün   | 17.02.2020
NBA, ekipi i LeBronit mposht ekipin e Giannis në një ndeshje triler

Ankara

Ekipi i LeBronit të dielën mbrëma bëri kthesën për të mposhtur ekipin e Giannis me rezultatin 157-155 në një format më ndryshe të ndeshjes së 69-të të All-Star-it në United Center të Chicagos ndërsa Kawhi Leonard fitoi çmimin e parë MVP Kobe Bryant, raporton Anadolu Agency (AA).

Në formatin e ndryshuar të ndeshjes All-Star për të nderuar legjendën e ndjerë Kobe Bryant, skuadrat garuan shumë në periudhën e fundit të lojës për të arritur numrin magjik 157 pikë, pasi skuadra e LeBron James u kthye nga rezultati 133-124 për të mposhtur ekipin e Giannis Antetokounmpo.

Kawhi Leonard, duke shënuar 30 pikë, përfshirë 8 trepikësha gjatë gjithë ndeshjes, iu dha çmimi MVP Kobe Bryant.

Ekipet garuan me vetëm dy numra në fanellat e tyre. Çdo lojtar i ekipit të Giannis veshi numrin 24 për Kobe Bryant, ndërsa skuadra LeBron veshi numrin 2 për Gianna Bryant, vajzën 13-vjeçare të Kobe e cila gjithashtu humbi jetën së bashku me shtatë të tjerë gjatë rrëzimit të helikopterit më 26 janarit. Uniformat gjithashtu kishin nëntë yje me një rrethore të zezë, për të nderuar çdo viktimë të aksidentit ajror.

Në konferencën për media pas ndeshjes, LeBron James tha: "Është një ditë e bukur dhe prania e tij u ndje këtu në Chicago".

Antetokounmpo shënoi 25 pikë dhe 11 kërcime ndërsa Kemba Walker shënoi 23 pikë, Joel Embiid shënoi 22 dhe Rudy Gobert shënoi 21 pikë dhe 11 kërcime.

Në anën fituese, Leonard ishte koshashënuesi më i mirë me 30 pikë, Chris Paul dhe LeBron James të dy kishin nga 23, Anthony Davis shënoi 20 dhe James Harden shënoi 11.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın