Sport

NBA, dy lojtarë të Brooklyn Nets pozitiv ndaj COVID-19

DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie janë testuar pozitiv ndaj COVID-19

Muhammed Enes Çallı   | 30.06.2020
NBA, dy lojtarë të Brooklyn Nets pozitiv ndaj COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Dy lojtarët e ekipit amerikan të basketbollit Brooklyn Nets, DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie janë testuar pozitiv ndaj COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dy lojtarë të Brooklyn Nets janë testuar pozitiv ndaj koronavirusit, Jordan dhe Spencer Dinwiddie. Jordan ka zgjedhur Orlandon, ndërsa Dinwiddie fuqishëm është duke menduar të njëjtën gjë. Nets-at do të gjejnë një zëvendësues për Jordan, sipas burimeve", bëri të ditur gazetari amerikan i sportit Adrian Wojnarowski në një postim në Twitter.

Jordan, 31 vjeçar, po ashtu konfirmoi lajmet në një postim në Twitter: "Mbrëmë e zbulova dhe konfirmova përsëri se u testova pozitiv ndaj COVID derisa isha përsëri në treg. Si rezultat i kësaj, unë nuk do të jem në Orlando për rinisjen e sezonit".

Dinwiddie, 27 vjeçar, sqaroi në një Tweet se: "Fatkeqësisht, kam qenë një nga rastet që ka simptoma të ndryshme".

NBA do të rifillojë më 30 korrik me 22 ekipe në ESPN Wide World of Complex Sports pranë Orlando, Florida.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın