Sport

NBA, Celtics vazhdon me fitore përkundër mungesës së yllit Hayward

Celtics mposhti Dallasin me rezultatin 116:106 në ballafaqimin e tyre të parë në mungese të Gordon Hayward, duke shënuar fitoren e 8-të radhazi

Muhammed Enes Çallı   | 12.11.2019
NBA, Celtics vazhdon me fitore përkundër mungesës së yllit Hayward

Ankara

Boston Celtics mposhti Dallas Mavericks 116:106 duke ruajtur vazhdimin e fitoreve në sezonin e ri të NBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Kemba Walker ishte i pandalshëm në ndeshjen e parë të Celtics pa yllin Gordon Hayward, i cili pësoi frakturë të dorës.

Walker shënoi 29 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime për të udhëhequr Celtics drejt fitores ndaj Mavericks.

Përveç performancës së jashtëzakonshme të Walker, Jaylen Brown shënoi 25 pikë dhe 11 kërcime për Celtics.

Në anën e skuadrës humbëse, ylli slloven Luka Donçiç ishte koshashënuesi më i mirë me 34 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime.

Celtics në fillim të sezonit humbi ndeshjen e parë nga Philadelphia 76ers me rezultat 107-93, por meë pas fitoi tetë ndeshje me radhë.

Me një rekord prej 8 fitore dhe 1 humbje, Celtics aktualisht kryeson Konferencën Lindore.

Rezultatet:

Detroit Pistons - Minnesota Timberwolves: 114:120

San Antonio Spurs - Memphis Grizzlies: 109:113

Boston Celtics - Dallas Mavericks: 116:106

New Orleans Pelicans - Houston Rockets: 116:122

Los Angeles Clippers - Toronto Raptors: 98:88

Golden State Warriors - Utah Jazz: 108:122



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın