Sport

NBA, Celtics mposhtin Hornets në fitoren e gjashtë me radhë

Celtics në hapjen e sezonit në NBA humbën ndeshjen e parë përballë Philadelphia 76ers me rezultatin 107-93, por më pas shënuan gjashtë fitore rresht

Can Erözden   | 08.11.2019
NBA, Celtics mposhtin Hornets në fitoren e gjashtë me radhë

Ankara

Boston Celtics ka fituar Charlotte Hornets me rezultatin 108-87 në ndeshjen e së enjtes në NBA, duke shënuar gjashtë fitore me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Celtics në hapjen e sezonit në NBA humbën ndeshjen e parë përballë Philadelphia 76ers me rezultatin 107-93, por më pas shënuan gjashtë fitore rresht.

Me një rezultat prej 6-1 fitore dhe humbje, Celtics renditet e para në Konferencën Lindore.

Gordon Hayward ishte lojtari kyç në fitoren e Celtics kundër Charlotte, duke shënuar 20 pikë, 10 kërcime dhe 6 asiste.

Po ashtu edhe ylli tjetër Jayson Tatum shënoi 23 pikë dhe nëntë kërcime.

Në ekipin e mposhtur të Hornets, Miles Bridges shënoi 18 pikë dhe 10 kërcime.

- Rezultatet

Charlotte Hornets - Boston Celtics: 87-108

San Antonio Spurs - Oklahoma City Thunder: 121-112

Phoenix Suns - Miami Heat: 108-124

Los Angeles Clippers - Portland Trail Blazers: 107-101

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın