Sport

Muriqi shënon dy gola për fitore të Fenerbahçes

Fenerbahçe ka fituar me rezultat 3-2 ndaj kulib Kasımpaşa, ndërsa futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka shënuar dy gola

Emre Doğan   | 08.11.2019
Muriqi shënon dy gola për fitore të Fenerbahçes ( Serhat Çağdaş - Anadolu Agency )

Stamboll

Klubi i Stambollit të Turqisë, Fenerbahçe, ka fituar me rezultat prej 3-2 në derbin e qytetit ndaj Kasımpaşa në javën e 11-të të Super Ligës Turke, ndërsa futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka shënuar dy gola, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ndeshje Muriqi me dy golat e shënuar ka luajtur rol të rëndësishëm në fitoren e klubit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Ülker" në Stamboll.

Goli i parë i ndeshjes ka ardhur nga Fenerbahçe, pasi në minutën e 6-të, Vedat Muriqi ka shndërruar penaltinë në gol, 1-0.

Në minutën e 37-të klubi mysafir ka barazuar me golin e Abdul Khalili, 1-1.

Goli i dytë i Fenerbahçes ka ardhur sërish nga Muriqi, pasi në minutën e 44-të futbollisti kosovar sërish realizoi nga penaltia, 2-1.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Kasımpaşa ka barazuar sërish me golin e Ben Youssef në minutën e 56-të, 2-2.

Golin përfundimtar e ka shënuar Serdar Aziz nga Fenerbahçe në minutën e 59-të, 3-2, rezultat me të cilin ka përfunduar ndeshja.

Paraqitje në ndeshje kishte edhe futbollisti shiqptar në radhët e klubit Kasımpaşa, Loret Sadiku, i cili ka luajtur 81 minuta.

Dy futbollistë u ndëshkuan me kartona të kuq gjatë ndeshjes. Karim Hafez nga Kasımpaşa përfundoi ndeshjen në minutën e 45-të, ndërsa Mauricio Isla nga Fenerbahçe në minutën e 72-të.

Fenerbahçe me këtë rezultat është ngjiturë në majë të tabelës, me një lojë më shumë se kundërshtarët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın