Sport

Mundësi turk Rıza Kayaalp, për të katërtën herë kampion bote

Rıza, në ditën e katërt të kampionatit ka fituar medaljen e artë pasi mposhti mundësin kubanez me rezultatin 3-1 në stilin greko-romak në peshën 130 kg që zhvillohet në Barys Arena në kryeqytetin Nur Sultan

Halil Ibrahim Avsar  | 17.09.2019 - Përdıtësım : 18.09.2019
Mundësi turk Rıza Kayaalp, për të katërtën herë kampion bote

Ankara

Mundësi turk Rıza Kayaalp ka fituar medaljen e artë në peshën 130 kg në stilin greko-romak pasi mundi kubanezin Oscar Pino Hinds në Kampionatin Botëror të Mundjes i cili zhvillohet në Kazakistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rıza, në ditën e katërt të kampionatit ka fituar medaljen e artë pasi mposhti mundësin kubanez me rezultatin 3-1 në stilin greko-romak në peshën 130 kg që zhvillohet në Barys Arena në kryeqytetin Nur Sultan.

Mundësi turk i cili ka marrë edhe kuotë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, doli në çerekfinale pasi fitoi me rezultatin 4-0 përballë kilianit me origjinë kubaneze Yasmani Acosta Fernandez dhe kundër kinezit Lingzhe Meng.

Poashtu në çerekfinale Riza Kayaalp fitoi me rezultatin 5-1 përballë gjeorgjianit Lakobi Kajaia si dhe në gjysëmfinale fitoi përballë gjermanit Eduard Popp me rezultatin 4-1.

- Rekord i ri nga Riza

Me këtë fitore Kayaalp bëhet sportisti i parë turk që arrin për të katërtën herë titullin kampion bote në stilin greko-romak duke lënë pas mundësit Hamza Yerlikaya dhe Selçuk Çebi të cilët kanë nga tre tituj kampion bote në stilin greko-romak.

Ai bëhet sportisti i parë turk që arrin këtë shifër pas mundësit turk Hüseyin Akbaş i cili ka fituar 4 herë titullin kampion bote në stilin e lirë.

Kampioni turk i mundjes ka fituar më parë titullin kampion bote në vitet 2011, 2015 dhe 2017.

Rıza, duke fituar titullin kampion i Evropës, në kampionatin e 9-të Evropian që u zhvillua këtë vit në Rumani u bë poseduesi i vetëm i rekordit që ndau me Hamza Yerlikaya në mesin e atletëve turq.

- Në stilin greko-romak Turqia fiton 2 medalje

Në Kampionatin Botëror të Mundjes, përfunduan garat për stilin greko-romak, ku Turqia ka marrë dy kuota olimpike, 1 medalje ari dhe një medalje bronzi në stilin greko-romake. Ndërsa Cenk İldem dje u rendit i treti në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.