Sport, Koronavirusi

MotoGP, Çmimi i Madh i Francës shtyhet për shkak të COVID-19

Çmimi i Madh i Francës që planifikohej më 15-17 maj në qytetin Le Mans, është shtyrë për një datë që do të njoftohet më tutje

Mutlu Demirtaştan  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 02.04.2020
MotoGP, Çmimi i Madh i Francës shtyhet për shkak të COVID-19

Stamboll

Etapa e Kampionatit Botëror në MotoGP 2020 që planifikohej të mbahet në Francë, u shty për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga uebfaqja e garës, Çmimi i Madh i Francës që planifikohej më 15-17 maj në qytetin Le Mans, është shtyrë për një datë që do të njoftohet më tutje.

Më parë edhe etapa e parë që planifikohej të bëhet në Katar ishte anuluar, ndërsa garat në Tajlandë, SHBA, Argjentinë dhe Spanjë ishin shtyrë.

Gjithashtu edhe gara e radhës e cila planifikohet të mbahet në Itali më 29-31 maj, pritet të shtyhet për shkak të pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın