Sport

Motoçiklistja Irmak Yıldırım, femra e parë që do të përfaqësojë Turqinë në kampionatin botëror

"Është një krenari e veçantë të jesh femra e parë nga Turqia që merr pjesë në këtë kategori. Jam shumë e ngazëllyer", u shpreh 16-vjeçare Yıldırım

Mustafa Yılmaz  | 07.03.2021 - Përdıtësım : 08.03.2021
Motoçiklistja Irmak Yıldırım, femra e parë që do të përfaqësojë Turqinë në kampionatin botëror ( Ali Atmaca - Anadolu Agency )

Balikesir

Me mbështetjen e familjes së saj, 16-vjeçarja Irmak Yıldırım do të jetë femra e parë turke që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror "Motocross" për Gratë, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım aktualisht është duke vazhduar trajnimin e saj në Susurluk të provincës Balıkesir.

Motoçiklistja Irmak Yıldırım, femra e parë që do të përfaqësojë Turqinë në kampionatin botëror

Me mbështetjen e familjes së saj, 16-vjeçarja Irmak Yıldırım do të jetë femra e parë turke që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror "Motocross" për Gratë. ( Ali Atmaca - Anadolu Agency )

Kampionati Botëror "Motocross" (MXGP) vitin e kaluar u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa në Afyonkarahisar në datat 8-12 shtator do të zhvillohet gara në Turqi në kuadër të këtij kampionati.

16-vjeçarja Yıldırım, e cila jeton në provincën turke Izmir, viziton shtigjet në Susurluk dhe Gönen në Balıkesir me familjen e saj për të përfunduar trajnimin.

Yıldırım do të garojë në garën e 11-të të MXGP-së, që do të fillojë në maj në Holandë. Ajo synon të jetë në mesin e tre më të mirave.

Në deklaratë për AA-në, Irmak Yıldırım theksoi se ka përdorur motor për 9 vjet dhe se ka marrë pjesë në gara të ndryshme.

Ajo theksoi se babai i saj e ka inkurajuar, duke shtuar se tanimë 2 vjet merr pjesë në gara ndërkombëtare.

"Është një krenari e veçantë të jesh femra e parë nga Turqia që merr pjesë në këtë kategori. Jam shumë e ngazëllyer. Për shkak se gratë janë gjithashtu mjaft të shpejta, unë kam një barrë të rëndë mbi shpatullat e mia sepse do të garoj me to", tha ajo, duke shtuar se stërvitet çdo ditë.

"Nuk kam asnjë qëllim të jem kampion në Turqi ose kampion në kategorinë e femrave. Në të ardhmen me të vërtetë dua të futem në tre fitueset më të mira në këtë kategori në të cilën jam, për të fituar medalje dhe trofe. Ky është qëllimi im. Aktualisht ka shumë pak gra garuese në Turqi. Dua që të gjitha gratë ta përjetojnë këtë adrenalinë. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë përpiqem të inkurajoj edhe mikeshat e mija", shtoi ajo.

Yıldırım sqaroi se është në shkollë të mesme dhe se dëshiron të vazhdojë studimet universitare në mjekësi.

Ajo gjithashtu tha se mori mbështetje të madhe nga nëna e saj Ferya Yıldırım, e cila, siç deklaroi ajo, është presidente e Klubit Motoçiklist të Egjeut.

Mes tjerash, nëna Ferya Yıldırım tha se ata janë krenarë për suksesin e vajzës së tyre dhe se janë krenarë që marrin pjesë në Kupën e Botës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.