Sport

Mesfushori 18-vjeçar Pedri dëshiron të qëndrojë në Barcelona përtej vitit 2026

18-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh në kontratën e re, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2026

Emre Aşıkçı  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
Mesfushori 18-vjeçar Pedri dëshiron të qëndrojë në Barcelona përtej vitit 2026

Stamboll

Mesfushori i Barcelonës, Pedro Gonzalez "Pedri", i cili nënshkroi zgjatje të kontratës deri në vitin 2026, shpreson të jetë pjesë e skuadrës për një kohë të gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë klubin. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të qëndroj edhe shumë vite pas vitit 2026", tha Pedri në një konferencë për media pas ceremonisë së nënshkrimit në Barcelonë.

"Këto janë kohë të vështira. Por ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do të vazhdojmë të arrijmë gjëra të mëdha. E gjithë kjo ka ndodhur shumë shpejt dhe pa nënën time, babanë dhe motrën, nuk do të isha ulur këtu sot. Ata më ndihmuan të mbaj këmbët në tokë dhe më japin këshilla", shtoi ai.

18-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh në kontratën e re, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2026.

Adoleshenti spanjoll ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 56 paraqitje për Barcelonën deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın