Sport

Me fitoren në shtëpi, Fenerbahçe mbetet në garë për titullin e kampionatit

Kanarinat e Verdha mposhtën Erzurumsporin 3:1 dhe gjenden 5 pikë prapa kryesuesit të tabelës, Beşiktaş, tri javë para përfundimit të kampionatit

Can Erözden  | 04.05.2021 - Përdıtësım : 05.05.2021
Me fitoren në shtëpi, Fenerbahçe mbetet në garë për titullin e kampionatit ( Ahmet Bolat - Anadolu Agency )

Ankara

Fenerbahçe siguroi statusin e saj në garën për titullin e Superligës Turke me një fitore bindëse 3:1 të hënën kundër Büyükşehir Belediye Erzurumsporit në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kanarinat e Verdha shënuan të gjitha golat e tyre në pjesën e parë.

Mesfushori i Fenerbahçes, Jose Sosa, shënoi me sukses një penallti në minutën e gjashtë në stadiumin Ülker për t'i dhënë epërsinë ekipit të tij 1:0.

Golat e njëpasnjëshëm nga sulmuesi Enner Valencia në minutën e 12-të dhe të mesfushorit Dimitris Pelkas në minutën e 14-të thelluan rezultatin në 3:0 për Fenerbahçen.

Afër fundit të ndeshjes, Özgür Sert shënoi golin e vëtëm për Erzurumsporin, duke e vulosur rezultatin 3:1 për Fenerbahçen.

Skuadra e vendit të dytë Fenerbahçe ngushtoi hendekun prej pesë pikësh kundër kryesuesit të tabelës Beşiktaş, i cili ka grumbulluar 81 pikë në 37 javë.

Erzurumspor tani është në zonën e rënies me 37 pikë.

Pretendentët e tjerë të titullit, Galatasaray, tani janë në pozitën e tretë me 75 pikë, një pikë prapa skuadrës Fenerbahçe.

Si Fenerbahçe, ashtu edhe Galatasaray janë në pritje që Beşiktaş të bëjë ndonjë gabim në tri javët e ardhshme.

Këtë fundjavë do të luhet një derbi kritik midis Galatasaray-it dhe Beşiktaş-it në stadiumin Turk Telekom.

Rezultatet e Superligës:

Beşiktaş - Atakas Hatayspor 7:0

Yukatel Denizlispor - Caykur Rizespor 0:1

Ittifak Holding Konyaspor - Fatih Karagümrük 5:1

Fraport TAV Antalyaspor - Göztepe 2:3

Gençlerbirliği - Galatasaray 0:2

Medipol Başakşehir - MKE Ankaragücü 2:1

Helenex Yeni Malatyaspor - Hes Kablo Kayserispor 1:1

Kasımpaşa - Aytemiz Alanyaspor 3:0

Fenerbahçe - Büyükşehir Belediye Erzurumspor 3:1

Gaziantep - Demir Grup Sivasspor 0:1

Tabela

Klubet

N

F

B

H

GF

GA

+/-

Pikët

1.BESIKTAS

37

25

6

6

85

38

47

81

2.FENERBAHCE

37

23

7

7

67

37

30

76

3.GALATASARAY

37

23

6

8

70

33

37

75

4.TRABZONSPOR

37

17

13

7

45

34

11

64

5.DEMIR GRUP SIVASSPOR

37

14

16

7

50

41

9

58

6.AYTEMIZ ALANYASPOR

38

16

9

13

55

42

13

57

7.ATAKAS HATAYSPOR

37

16

9

12

60

51

9

57

8.GAZIANTEP

37

14

12

11

54

46

8

54

9.GOZTEPE

37

13

12

12

55

51

4

51

10.FATIH KARAGUMRUK

37

13

12

12

52

49

3

51

11.ITTIFAK HOLDING KONYASPOR

37

11

12

14

47

47

0

45

12.CAYKUR RİZESPOR

37

11

12

14

48

59

-11

45

13.FRAPORT TAV ANTALYASPOR

38

9

16

13

40

53

-13

43

14.MEDIPOL BASAKSEHİR

37

11

10

16

41

55

-14

43

15.HELENEX YENI MALATYASPOR

37

9

14

14

43

49

-6

41

16.KASIMPASA

37

10

10

17

42

54

-12

40

17.HES KABLO KAYSERISPOR

37

9

12

16

34

50

-16

39

18.MKE ANKARAGUCU

37

10

8

19

44

59

-15

38

19.BUYUKSEHIR BELEDIYE ERZURUMSPOR

38

9

10

19

41

65

-24

37

20.GENCLERBIRLIGI

37

9

8

20

37

66

-29

35

21.YUKATEL DENIZLISPOR

37

6

10

21

36

67

-31

28

Ndeshjet e radhës

Të gjitha ndeshjet e Superligës do të luhen të shtunën:

Büyükşehir Belediye Erzurumspor - Kasımpaşa

Demir Grup Sivasspor - Medipol Başakşehir

Hes Kablo Kayserispor - Gaziantep

Caykur Rizespor - Helenex Yeni Malatyaspor

Atakas Hatayspor - Yukatel Denizlispor

Fatih Karagümrük - Gençlerbirliği

Göztepe - Ittifak Holding Konyaspor

Trabzonspor - Fraport TAV Antalyaspor

MKE Ankaragücü - Fenerbahçe

Galatasaray - Beşiktaş

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.