Maqedonia e Veriut triumfoi kundër Turqisë dhe u kualifikua në Kampionatin Evropian të Volejbollit
Në ditën e gjashtë të turneut kualifikues, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mundi Turqinë me rezultat 3:1 në sete dhe me këtë, Maqedonia e Veriut për herë të dytë në histori u kualifikua në Kampionatin Evropian

Shkup
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejbollit për meshkuj i shënoi fitore kundër ekipit kombëtar të Turqisë me rezultat 3:1 në sete, në revanshin kualifikues në qendrën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup, duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të Volejbollit 2021 që organizohet bashkërisht nga Polonia, Çekia, Estonia dhe Finlanda, raporton Anadolia Agency (AA).
Në ditën e gjashtë të turneut kualifikues, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mundi Turqinë me rezultat 3:1 në sete. Me këtë, Maqedonia e Veriut për herë të dytë në histori u kualifikua në Kampionatin Evropian.
Volejbollistët e Maqedonisë së Veriut fituan setin e parë që zgjati 25 minuta me rezultat 25:9.
Volejbollistët turq barazuan rezultatin në setin e dytë i cili gjithashtu zgjati 25 minuta, me rezultat 25:21.
Seti i tretë dhe i katërt, që zgjatën 28 respektivisht 26 minuta, i takuan përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut me rezultat 25:23, respektivisht 25:18.
Përfaqësuesja e Turqisë, me fitoret e mëparshme në ndeshjet kualifikuese u kualifikua në Kampionatin Evropian 2021 dhe është e para në Grupin "C".
Në ndeshjet kualifikuese në kuadër të Grupin "C" që u zhvilluan në Shkup nga 11 deri më 16 janar, përpos Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, mori pjesë edhe Bosnjë e Hercegovina.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.