Sport

Manchester United transferon Jadon Sancho

Në deklaratën nga klubi, thuhet se një kontratë 5-vjeçare u nënshkrua me futbollistin 21-vjeçar anglez që luante në ekipin gjerman, Borussia Dortmund

Yunus Kaymaz   | 23.07.2021
Manchester United transferon Jadon Sancho

Stamboll

Manchester United, një nga ekipet e Premier Ligës Angleze shtoi në skuadrën e saj futbollistin Jadon Sancho, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga klubi, thuhet se një kontratë 5-vjeçare u nënshkrua me futbollistin 21-vjeçar anglez që luante në ekipin gjerman, Borussia Dortmund.

Shtypi britanik shkroi se një tarifë transferimi prej 73 milionë paund doli nga kasaforta e ekipit të Manchesterit për transferimin.

Sancho hyri në histori si transferimi i katërt më i shtrenjtë në historinë e klubit. Manchester United kishte lidhur më parë kontratë me Paul Pogba për 94 milionë paund, Romelu Lukaku për 76 milionë paund dhe Harry Maguire për 75 milionë paund.

Jadon Sancho shënoi 50 gola në 137 ndeshje për Borussia Dortmund.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın