Sport

Manchester United mposht Chelsea-n me një rezultat të thellë

Liverpool-i me një rezultat të lartë prej 4:1 mposhti Norwich City në Anfield, ndërsa kampioni aktual Manchester City e cila dominoi sezonin e kaluar mposhti West Ham me rezultatin 5:0 në një fitore të lehtë

Muhammed Enes Çallı   | 12.08.2019
Manchester United mposht Chelsea-n me një rezultat të thellë

Ankara

Manchester United në ndeshjen e parë të Premier Ligës angleze ka mposhtur Chelsea-n e Londrës me rezultat 4:0 në Old Trafford, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marcus Rashford theu rezultatin në minutën e 18-të me një gol nga penaltia, ndërsa Anthony Martial dyfishoi rezultatin. Më pas Rashford shënoi golin e dytë të lojës, ndërsa transferimi i ri i Manchester United, Daniel James, gjeti rrjetin në minutën e 81-të duke i mundësuar klubit të tij një fitore me rezultat 4:0.

Ndërkohë, Liverpool-i me një rezultat të lartë prej 4:1 mposhti Norwich City në Anfield, ndërsa kampioni aktual Manchester City e cila dominoi sezonin e kaluar mposhti West Ham me rezultatin 5:0 në një fitore të lehtë.

Finalisti i vitit të kaluar, Tottenham Hotspur, të shtunën ka pritur Aston Villa duke e mposhtur me 3:1.

- Rezultatet e fundjavës në Premier ligën angleze:

Liverpool - Norwich City: 4-1

West Ham - Manchester City: 0-5

Watford - Brighton: 0-3

Burnley - Southampton: 3-0

Bournemouth - Sheffield United: 1-1

Crystal Palace - Everton: 0-0

Tottenham Hotspur - Aston Villa: 3-1

Newcastle United - Arsenal: 0-1

Leicester City - Wolverhampton Wanderers: 0-0

Manchester United - Chelsea: 4-0

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın