Sport

Manchester City vazhdon kontratën me mesfushorin Gundogan

“Mesfushori i Gjermanisë ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë në Stadiumin Etihad deri në vitin 2023”, tha klubi në një deklaratë

Muhammed Enes Çallı   | 09.08.2019
Manchester City vazhdon kontratën me mesfushorin Gundogan

Ankara

Klubi i Premier Ligës angleze Manchester City ka vazhduar kontratën me mesfushorin gjerman Ilkay Gundogan edhe katër vite të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mesfushori i Gjermanisë ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë në Stadiumin Etihad deri në vitin 2023. Mirënjohës për mundësinë e tij që të provojë dhe të na ndihmojë të përmbushim potencialin tonë edhe më tej”, tha klubi në një deklaratë.

“Të luash për këtë klub për tre vite është një ndjenjë e mahnitshme dhe jam shumë mirënjohës që mund të vazhdoj dhe shpresoj se mund të arrijmë momente më të këndshme”, tha Gundogan.

Mesfushori 28-vjeçar u bashkua me klubin Manchester City në qershor të vitit 2016 nga klubi gjerman Borussia Dortmund.

Gundogan shënoi 17 gola në 115 paraqitje gjatë tre sezoneve me ekipin anglez.

Me Manchester City, ai fitoi dy tituj të Premier Ligës, dy Kupa të Ligës dhe FA Kupës.

Që nga tetori i vitit 2011, lojtari me origjinë turke po ashtu asistoi pesë gola në 33 ndeshje për kombëtaren gjermane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın