Sport

Lojtarët e ekipeve Roma dhe Feyenoord mbërrijnë në Tiranë për finalen e UEFA Ligës së Konferencës

Edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë kanë vazhduar përgatitjet për masat mbi mbarëvajtjen e ndeshjes, pritjes së tifozëve dhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme

Fatjon Cuka   | 24.05.2022
Lojtarët e ekipeve Roma dhe Feyenoord mbërrijnë në Tiranë për finalen e UEFA Ligës së Konferencës Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Tiranë kanë mbërritur lojtarët e ekipeve Roma dhe Feyenoord për finalen e UEFA Ligës së Konferencës, që luhet nesër në kryeqytetin e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lojtarët e dy ekipeve që do të përballen nesër në ndeshjen finale të kompeticionit më të ri të UEFA-s pas mbërritjes në Tiranë janë akomoduar në hotel.

Në vend kanë filluar të mbërrijnë edhe tifozët e dy ekipeve, ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet mbërritja e pjesës më të madhe të tifozëve, ku për ta do të jenë të rezervuara dy Fan Zona të veçanta.

Në kuadër të finales në Shqipëri ka mbërritur edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili është pritur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

Edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë kanë vazhduar përgatitjet për masat mbi mbarëvajtjen e ndeshjes, pritjes së tifozëve dhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme.

Në kuadër të finales, në Tiranë do të organizohen aktivitete të ndryshme sportive, por edhe të tjera, si dhe do të ketë dy Fan Zona për tifozët italianë të Romës dhe ata holandezë të Feyenoord-it.

Ndeshja finale mes ekipeve Roma - Feyenoord e UEFA Ligës së Konferencës do të luhet më 25 maj në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë, ndërkohë gjatë ditës së sotme në Tiranë u prezantua për sportdashësit edhe trofeu i finales.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın