Sport

Lojërat Olimpike të Tokios fillojnë zyrtarisht me ceremoninë e hapjes

Atletë nga 205 vende pjesëmarrëse marshuan me flamujt e tyre para tribunave të zbrazëta për shkak të pandemisë COVID-19

Muhammed Enes Çallı   | 23.07.2021
Lojërat Olimpike të Tokios fillojnë zyrtarisht me ceremoninë e hapjes

Ankara

Lojërat Olimpike kanë filluar zyrtarisht me ceremoninë e hapjes në një stadium kombëtar pothuajse të zbrazët në kryeqytetin japonez Tokio nën hijen e koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Atletë nga 205 vende pjesëmarrëse marshuan me flamujt e tyre para tribunave të zbrazëta për shkak të pandemisë COVID-19.

Flamuri i Turqisë u mbajt nga notarët Merve Tuncel dhe Berke Saka. Udhëtimi i Turqisë në Tokio do të fillojë të shtunën me pjesëmarrjen e 16 atletëve.

Po ashtu edhe Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike, ndërsa presidentja kosovare, Vjosa Osmani, do t`i mbështesë ata nga afër.

Ceremonia filloi me një shfaqje fishekzjarrësh, si dhe u mbajt një moment heshtjeje për njerëzit që humbën jetën për shkak të pandemisë.

Olimpiada u hap zyrtarisht nga perandori japinez Naruhito.

"Unë i deklaroj të hapura Lojërat e Tokios", tha ai.

Lojërat Olimpike, fillimisht në vitin 2020 të prolonguara për shkak të pandemisë, do të përfundojnë më 8 gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın