Sport

Liverpool merr Jota-n nga Wolves për të forcuar sulmin

Mesfushori 23-vjeçari Jota u transferua të shtunën për një shumë prej 41 milionë funta (52 milionë dollarë), një ditë pasi Liverpool solli Thiago Alcantara nga Bayern Mynihu

Ekip  | 20.09.2020 - Përdıtësım : 21.09.2020
Liverpool merr Jota-n nga Wolves për të forcuar sulmin

New York

Kampioni i Premier Ligës angleze, Liverpool, nënshkroi me sulmuesin portugez, Diogo Jota nga Wolverhampton duke shtuar mundësitë sulmuese në një sezon të mbingarkuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesfushori 23-vjeçari Jota u transferua të shtunën për një shumë prej 41 milionë funta (52 milionë dollarë), një ditë pasi Liverpool solli Thiago Alcantara nga Bayern Mynihu për të siguruar një dimension të ri në mesfushën e tij.

"E gjithë rruga ime që kur isha fëmijë deri tani, për t'u bashkuar me një klub si Liverpooli, kampionët e botës, është thjesht e pabesueshme. Unë thjesht dua t'ia filloj sa më parë", tha Jota.

Jota duhet të përpiqet të depërtojë në ekipin e parë, duke pasur parasysh treshën sulmuese të dëshmuar të Liverpool Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

"Ata janë lojtarë të klasit botëror", tha Jota për treshen e tanishme të Liverpoolit.

Jota, i cili luajti për Portugalinë në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka shënuar 26 gola në 85 ndeshje për Wolves në dy sezonet e fundit, por kurrë nuk ishte lojtar i përzgjedhur në ekipin e parë, veçanërisht në fund të sezonit të kaluar.

Ardhja e Jota-s mund të përshpejtojë largimin e njërit ose të dy sulmuesve rezervë të Liverpoolit, Divock Origi dhe Rhian Brewster. Klopp gjithashtu ka Takumi Minamino-n si një opsion në sulm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın