Sport

Liverpool fiton derbin në Premier Ligën Angleze kundër Evertonit

"Redsat" mposhtën Evertonin me rezultatin 4:1 në xhiron e 14-të të Premier Ligës Angleze

Selçuk Buğra Gökalp   | 02.12.2021
Liverpool fiton derbin në Premier Ligën Angleze kundër Evertonit

Ankara

Liverpooli mposhti Evertonin me rezultatin 4:1 në ndeshjen derbi të Merseyside të mërkurën mbrëma, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Redsat" filluan furishëm duke shënuar golin e parë në minutën e nëntë, pas një gjuajtje të Jordan Henderson me këmbën e majtë në "Goodison Park".

Henderson bëri një asist këtë herë për yllin egjiptian Mohamed Salah i cili e shfrytëzoi dhe shënoi për 2:0 për Liverpoolin në minutën e 19-të.

Para përfundimit të pjesës së parë, Evertoni u kundërpërgjigj me mesfushorin anglez Demarai Grey në minutën e 38-të.

Liverpooli nuk e ngadalësoi ritmin në pjesën e dytë pasi Salah shënoi sërish në minutën e 64-të duke thelluar avantazhin në 3:1 për Reds-at.

Diogo Jota shënoi golin e katërt për Liverpoolin nga një kënd i vështirë në minutën e 79-të duke shënuar rezultatin përfundimtar 4:1.

Liverpooli është në vendin e tretë në tabelën e Premier Ligës me 31 pikë ndërsa Evertoni në vendin e 14-të me 15 pikë.

Ndeshjet Watford-Chelsea dhe Southampton-Leicester janë vonuar për shkak të urgjencave mjekësore

Ndeshja e Ligës Premier Angleze mes Watfordit dhe Chelseat u vonua për gati gjysmë ore për shkak të një urgjence mjekësore.

Një tifoz në tribuna kishte nevojë për kujdes urgjent mjekësor dhe u trajtua në tribunat në stadiumin "Vicarage Road" në Watford.

Sipas burimeve, tifozi tani është në gjendje stabile dhe po trajtohet në spital pasi pësoi një atak kardiak.

Më vonë të njëjtën mbrëmje, një tjetër urgjencë mjekësore ndërpreu ndeshjen midis Southamptonit dhe Leicester Cityt.

Këtë herë, një tifoz kishte nevojë për kujdes mjekësor gjatë pjesës së parë ndërsa fillimi i pjesës së dytë u vonua rreth 15 minuta në stadiumin "St. Mary" në Southampton.

Rezultatet

Southampton - Leicester 2:2

Watford - Chelsea 1:2

Everton - Liverpool 1:4

Aston Villa - Manchester City 1:2

West Ham United - Brighton 1:1

Wolverhampton - Burnley 0:0




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.