Sport

Lionel Messi, fitues i Topit të Artë për vitin 2021

Futbollisti i Paris Saint-Germain u shpall si futbollisti më i mirë i botës në ceremoninë e mbrëmshme solemne në Paris

Dejan Maksimovic   | 30.11.2021
Lionel Messi, fitues i Topit të Artë për vitin 2021

Paris

Futbollisti argjentinas Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë të “France Football” për vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti i Paris Saint-Germain është shpallur futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e mbrëmshme në Paris. Messi fitoi titullin e kampionit të Amerikës së Jugut me Argjentinën dhe me klubin e mëparshëm Barcelonën, Kupën e Mbretit të Spanjës, kurse Topin e Artë e fitoi për të shtatën herë.

Renditja e dhjetë futbollistëve më të mirë në botë është si në vijim: Lionel Messi, Robert Lewandowski, Jorginho, Karim Benzema, N'Golo Kante, Ronaldo, Mohamed Salah, Kevin De Bruyne, Kylian Mbappe, Gianluigi Donnarumma.

Sulmuesi më i mirë i vitit u shpall Robert Lewandowski dhe kjo është mirënjohja që ndahet për herë të parë. Gianluigi Donnarumma u shpall portieri më i mirë i vitit 2021.

Çmimi për lojtarin e ri më të mirë në botë shkoi për 19-vjeçarin spanjoll Pedri, mesfushori i Barcelonës.

Futbollistja më e mirë në botë u shpall Alexia Putellas, lojtare e Barcelonës dhe përfaqësuese e kombëtares spanjolle.

Ceremonia e Topit të Artë nuk u mbajt vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın