Sport

Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Montpellierit

Messi, i cili u godit në gjurin e majtë kundër Lyon-it javën e kaluar, gjithashtu mungoi në ndeshjen kundër Metz-it të mërkurën

Selçuk Buğra Gökalp  | 24.09.2021 - Përdıtësım : 25.09.2021
Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Montpellierit

Ankara

Lionel Messi është lënë jashtë formacionit të ekipit Paris Saint-Germain (PSG) në ndeshjen e ligës elitare franceze (Ligue 1) kundër Montpellierit të shtunën për shkak të dëmtimit të tij, njoftoi klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen e saj, PSG tha se Messi ka filluar të vrapojë përsëri në përputhje me protokollin e tij të trajtimit.

Messi, i cili u godit në gjurin e majtë kundër Lyon-it javën e kaluar, gjithashtu mungoi në ndeshjen kundër Metz-it të mërkurën.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili iu bashkua PSG-së nga Barcelona në gusht, ka luajtur tri ndeshje dhe ende nuk ka shënuar ose asistuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.