Sport

Lille firmos marrëveshje me futbollistin turk Burak Yılmaz

"Lille është krenare të prezantojë Burak Yilmaz-in. Idoli me përvojë dhe produktiv i futbollit turk nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin tonë", tha klubi francez

Doğa Kırmızıoğlu   | 01.08.2020
Lille firmos marrëveshje me futbollistin turk Burak Yılmaz

Ankara

Klubi i ligës së parë franceze të futbollit (Ligue 1), Lille, nënshkroi një kontratë dyvjeçare me futbollistin turk Burak Yılmaz, i cili së fundmi veshi fanellën e Beşiktaşit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, klubi francez ndau një fotografi të lojtarit 35-vjeçar të kombëtares turke me mesazhin "Mirë se erdhe" në pesë gjuhë të ndryshme.

"Lille është krenar të prezantojë Burak Yilmaz-in. Idoli me përvojë dhe produktiv i futbollit turk nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin tonë", thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i klubit, Marc Ingla, u shpreh i lumtur nga transferimi i Yılmaz-it.

"Mirë se erdhe, Burak. Jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që të mirëpresim. Burak Yılmaz është një nëntëshe e vërtetë. Ai është shumë i talentuar sidomos në zonën e penalltisë. Një futbollist me përvojë, një legjendë e vërtetë e futbollit turk. Burak ka luajtur në katër klube të mëdha në Turqi. Ai ka një karakter të madh dhe është luftëtar i vërtetë. Ne e transferuam lojtarin me profilin e duhur për të forcuar skuadrën tonë. Ai do të jetë shembull i mirë për skuadrën me përvojën dhe karakterin e tij", tha Ingla.

Burak Yılmaz u bë futbollisti i tretë turk në radhët e Lille-it pas Yusuf Yazıcı dhe Zeki Çelik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın