Sport

Liga Evropiane: Barcelona mposht Anadolu Efes me rezultat 82:77

Barcelona tani ka një bilanc me 16 fitore dhe 4 humbje duke kryesuar renditjen

Muhammed Enes Çallı   | 14.01.2022
Liga Evropiane: Barcelona mposht Anadolu Efes me rezultat 82:77

Ankara

Barcelona ka siguruar një fitore me rezultat 82:77 ndaj Anadolu Efes në ndeshjen e xhiros së 21-të të Ligës Evropiane Turkish Airlines, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në radhët e skuadrës spanjolle u dallua Rokas Jokubaitis me 16 pikë në Palau Blaugrana të Barcelonës.

Nikola Mirotic gjithashtu shënoi 15 pikë për ekipin fitues, ndërsa Sertac Sanli 13 pikë.

Vasilije Micic shënoi 18 pikë, kurse Shane Larkin 17 për Anadolu Efes, të cilët aktualisht janë në vendin e tetë me nëntë fitore dhe 10 humbje.

Barcelona tani ka një bilanc me 16 fitore dhe 4 humbje duke kryesuar renditjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.